Islami, feja e gjithë njerëzimit
Feja islame është e fundit e feve hyjnore dhe feja e vetme që vazhdon ta ruajë origjinalitetin e saj. Edhe profeti Muhammed (s.a.s.) i cili e ka kumtuar dhe përfaqësuar islamin, është hallka e fundit e profetësisë. Profetësia e tij nuk është për një shoqëri dhe komb të caktuar, por për të gjithë njerëzimin. Profetët e mëparshëm, duke i’u drejtuar vetëm shoqërisë për të cilën qenë dërguar, kanë thënë: “O fisi im”, “O njerëzit e mi”. Kurse profeti Muhammed (s.a.s), sic përmendet në shumë ajete të Kur’an-it, i është drejtuar gjithë njerëzimit, duke thënë: “O njerëz”. Ka shumë ajete dhe hadithe që bëjnë të ditur universialitetin e Profetit dhe të mesazhit të tij. Për shembull, në këto ajete shprehet qartë se Profeti ynë (s.a.s.) është dërguar për të gjitha kohërat dhe vendet: “Ne të dërguam ty mëshirë për të gjitha botët!” (Enbija, 21/107). “Thuaj: O njerëz! Unë jam lajmëtar i dërguar nga Allahu për të gjithë ju!” (A’raf, 7/158).
Këtë veҫori të tij të njoftuar në Kur’an, Profeti (s.a.s) e ka shprehur në hadithe të ndryshme. “Ҫdo profet i’u dërgua popullit të vet, kurse unë i’u dërgova gjithë njerëzimit!”. Konkluzionet e fesë islame të kumtuar prej tij janë të përgjithshme dhe kanë gjerësinë e pasurinë e duhur për të përballuar nevojat e të gjithë popujve dhe shoqërive njerëzore që do të jetojnë në ҫdo kohë e në ҫdo vend. Feja islame i pranon të gjithë profetët e dërguar prej saj si dhe të gjithë librat e shenjtë të komunikuar atyre. Ndërsa Kur’an-i është mesazhi më i fundit dhe më i përkryer që mund t’u japë përgjigje nevojave të të gjithë njerëzimit, deri në ditën e kiametit.