Hipertensioni

Hipertensioni është një nga sëmundjet më të përhapura dhe me pasoja shumë të rënda. Por nuk duhet harruar që në shumicën e rasteve, jemi vetë ne. Nga pakujdesia që tregojmë për trupin tonë, bëhemi shkaktarë të shfaqjes së kësaj sëmundje. Megjithëse faktorët që ndikojnë në rritjen e tensionit të gjakut janë të shumtë. Disa prej tyre njihen shumë mirë: mbipesha, lëvizjet e pakta, pirja e duhani dhe pijeve alkoolike, stresi, kripa e tepërt etj.

Ata që vuajnë nga hipertensioni dhe nuk tregojnë kujdes për ta mjekuar atë, bëhen shkak për dëmtime shumë serioze. Në sistemin e qarkullimit të gjakut, ngushtimin e enëve të gjakut dhe ngurtësimin e tyre. Infarkte të miokardit, paralizave dhe dëmtimeve të veshkave…

E keqja qëndron këtu: ndonjëherë tensioni i lartë i gjakut nuk sjell ndonjë shqetësim tek i sëmuri, ai e  ndien veten mirë. Mjekët këshillojnë se ai që s’di se sa e ka tensionin e gjakut, duhet ta masë menjëherë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: