Gonxhet e shpresës!

O gonxhe të shpresës, ju jeni ata që do ta sillni e do ta vendosni sërish mbi tokë të vërtetën e fesë. Ju jeni filizat e rinj të asaj rrënje dhe rrezet e atij burimi të cilët në një periudhë të errët të historisë, e mbytën njerëzimin në dritë dhe si pema hyjnore tuba në parajsë, i shpërndanë degët, gjethet dhe lulet në të katër anët. Dashtë Zoti, duke kapërcyer ditët e errëta në të cilat ndodhemi, që besoj se do të kalojnë shpejt, do të jeni ju ata që do të ringjallni ato kohëra ndriҫimesh.

Ata që ndodhen nën tokë dhe ata që ndodhen mbi tokë, prej jush e presin këtë. Dhe veҫanërisht e pret ai që me frymën e tij përsillet vazhdimisht mes jush, hz. Muhammedi (a.s.). që edhe nëse shpesh nuk e shihni dhe nuk e ndjeni, ua fërkon kokën dhe jua rreh shpinën. Ai që e pret këtë me vështrimin e tij plot shpresë e me buzëqeshjen plot dhembshuri.

Po qe se ju si njerëz besnikë, nuk do të largoheshit nga ky orientim dhe do mund ti ofronit mjedisit tuaj vazhdimisht mesazhe besimi dhe sigurie, kur të arrinit sukses në këtë gjë, atëherë dyert e zemrës së tërë njerëzimit do të hapeshin për ju kat më kat dhe ashtu si të parët edhe ju do të ngrinit fron në ato zemra, mos harroni që kushti i arritjes drejt kësaj maje, është besueshëmria në amanet.

Po qe se do të donim të bëheshim sërish element ekuilibri në botë dhe një komb te i cili mund të drejtoheshin sytë gjatë marrjes së vendimeve mbi fatin e botës, gjë për të cilën jemi të detyruar, atëherë duhet të bëhemi përfaqësues të së vërtetës, drejtësisë, orientimit dhe sigurisë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: