Gjendja e pashpresë!

Profeti Muhammed (s.a.s) pati paralajmëruar edhe për ngjarje shumë të afërta me ditët e sotme. Ja njëri prej atyre paralajmërimeve: “Ashtu siç e ftojnë njerëzit njëri tjetrin në sofër, ashtu edhe popujt e kombet do ta ftojnë njëri tjetrin për tek ju, dhe do të mblidhen nga të gjitha anët!” Njëri pati pyetur: Mos vallë për shkak të gjendjes sonë në pakicë? I dërguari i Allahut: ” Jo, përkundrazi, ju atë ditë do të jeni shumë, vetëm se si plehrat që i rrokullis era. Allahu do ta largojë frikën ndaj jush kurse në zemrat tuaja do të hedhë gjendjen e pashpresë. Prapë njëri pati pyetur: Çështë gjendja e pashpresë o i dërguari i Allahut? Dhe ai qe përgjigjur: Është dashuria për këtë botë dhe frika nga vdekja.” (Ebu Davud, Melahim, 5; Musned, 5/278).

Nga këto pohime, në shikim të parë nxjerrim këto kuptime: Do të vijë një ditë dhe kombet do të na hidhen sipër grumbuj grumbuj, sikur të ndanin gjellën mbi sofër, do të ndajnë midis tyre pasuritë nëntokësore e mbitokësore. Do të venë dorë mbi pasuritë tona, sikur të na vidhnin sofrat, madje edhe duke na parë drejt e në sy. Ne vetë do ti përgatisim kafshatat e do t’ua vemë përpara kurse ata do ti përlajnë me një uri që s’di të ngopur.

Pse do të ndodhin të gjitha këto? Sepse në atë kohë ne nuk do të jemi më një dru me rrënjë, akoma më keq, do të jemi si plehrat që i merr me vete era. Dhe ashtu ndodhi. Ndërsa ne hanim e çfarosnim njëri tjetrin me karakteret, veset, grupimet dhe ndryshimet botëkuptimore, ata u bashkuan përreth përfitimeve të ulëta të kësaj bote, u njësuan dhe na asimiluan. Në fillim ata na kishin frikë sepse ne hidheshim drejt vdekjes ashtu siç iknin ata prej saj dhe e përbuznim këtë botë. Kurse sot jemi ne që e duam më shumë dhe që kemi frikë nga vdekja. Prandaj edhe ata duke shfrytëzar këtë dobësinë tonë, na godasin mu në pikën më të dobët.

Postime të ngashme