Frenimi i zemërimit

Transmetohet nga Vehb bin Munebihut se ka thënë: “Një i devotshëm ka qenë në mesin e Israilëve. Shejtani ka dashur që ta mashtrojë, mirëpo nuk ka pasur sukses. Një ditë i devotshmi doli të kryejë një punë, e shejtani u nis pas tij se mos po i jepet rasti që ta mashtrojë. Provoi që t’i afrohet përmes epsheve, por nuk i’a arriti.. Pastaj provoi përmes zemërimit, por nuk pati sukses. Pastaj provoi përmes frikës, duke bërë që një shkëmb i madh të rrokulliset prej kodre në drejtim të devotshmit, por ai përmendi Allahun xh.sh, dhe shkëmbi e ndërroi drejtimin. Mandej ia ndërseu egërsirat, por i devotshmi e përmendi Allahun xh.sh, dhe egërsirat ikën prej tij. Ia dërgoi gjarprin ndërkohë që falej, e pastaj gjarpri iu mbështoll nëpër këmbë dhe filloi të rrëshqasë deri kur erdhi te koka e tij. Në momentin që do të binte në sexhde, gjarpri do të hapte gojën që ta kafshojë, por në fakt ai e largoi me dorë në mënyrë që vendoste ballin në tokë.

Kur e mbaroi namazin dhe u largua nga aty, i erdhi shejtani dhe i tha: “ Provova të të bëj këtë dhe këtë, por nuk pata sukses. Tani kam dëshirë të bëhem shok me ty, dhe duke filluar nga sot nuk do të mundohrm të të mashtroj.”

I devotshmi u përgjigj: “As atë ditë që je munduar të më frikësosh, nuk jam frikësuar, e as sot nuk s’kam nevojë për shoqërinë tënde.”

Shejtani e pyeti: “Vallë, a s’do të më pyesësh se me çfarë do t’i mashtroj në mënyrë të suksesshme ata pas teje?”

I devotshmi u përgjigj: “Unë do të vdes para tyre!”

Shejtani vazhdoi: “A thua nuk do të më pyesësh se me çfarë i mashtroj njerëzit?”

I devotshmi u përgjigj: “Më trego se si i mashtron njerëzit.”

Shejtani i tha: “Këtë e bëj me anë të tri cilësive të këqija: koprracisë, zemërimit dhe dehjes.

 Njeriut që është koprrac, ia pakësoj pasurinë në sytë e tij dhe kjo e ndalon që ai ta zbatojë atë që është i obliguar në pasuri, e në të njëjtën kohë lakmon pas asaj që kanë njerëzit e tjerë.

Nëse është i zemëruar , ne me të luajmë siç luajnë fëmijët me top. Sepse ai edhe ndërton edhe prish me një fjalë.

Kur është i dehur, ne i udhëheqim në çdo të keqe, siç udhëhiqen dhentë.”

Shejtani ka thënë se njeriu i zemëruar në duart e shejtanit është sikurse topi në duart e fëmijëve. I zemëruari do të duhet ta frenojë hidhërimin, që të mos bëhet rob i shejtanit, dhe në këtë mënyrë të mos i humbasë veprat e tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: