Fol mirë, ose hesht!

Tregon Ubade bin Samiti r.a: “Një ditë, i Dërguari i Allahut s.a.s i hipi devesë dhe bashkë me sahabët e tij dolën për rrugë. Asnjë nga sahabët nuk ia lejonte vetes që të kalonte përpara tij. Muadh bin Xhebeli r.a tha:

“O i Dërguari i Allahut! Unë lus Zotin që të na e marrë jetën përpara teje. Qoftë sa më larg ajo ditë, por ne çfarë adhurimesh do të bëjmë, nëse vdes ti? Bie fjala, çfarë të bëjmë ne, të luftojmë e të përpiqemi në rrugën e Allahut?” I Dërguari i Allahut s.a.s tha:

“Të luftuarit dhe të përpjekurit në rrugën e Allahut është një punë shumë e mirë, mirëpo, ka edhe diçka tjetër, e cila është edhe më e bukur e më e mirë për njerëzit!” Muadh bin Xhebeli r.a e pyeti:

“Cila është ajo, o i Dërguari i Allahut, agjërimi dhe sadakaja?” I Dërguari i Allahut s.a.s iu përgjigj:

“Edhe agjërimi me lëmoshën janë punë shumë të mira e të virtytshme; vetëm se ka diçka që është edhe më e virtytshme se këto të dyja.” Muadhi e dëgjoi dhe filloi të numërojë gjithë punët e mira që dinte vetë. I Dërguari i Allahut i përgjigjej duke i thënë se kishte diçka që ishte edhe më e epërme se ajo. Gjersa, më në fund, Muadhi pyeti:

“O i Dërguari i Allahut! E çfarë mund të jetë tjetër, që të jetë më e hajrit për njerëzit?”

I Dërguari i Allahut s.a.s i bëri me shenjë te goja dhe i foli:

“Të heshtësh dhe kur të flasësh, të mos thuash asgjë veç të mirës.” Muadhi tha:

“O i Dërguari i Allahut, po pse edhe për atë çfarë na flet goja jemi përgjegjës ne?”

Profeti ynë i dashur e rrahu me pëllëmbë te gjuri dhe i tha:

“Të dhëntë Zoti të mira!”, – dhe, ndër të tjera, i tha Muadhit, – “A ka ndonjë gjë që i hedh më së shumti njerëzit buzëehundë në zjarr të Xhehenemit sesa gjuha e tyre. Kushdo që i beson Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ose të flasë për mbarë për të mirën, ose të heshtë. Flisni gjëra të mira e të mbara, që t’ia shihni të mirën gjuhës suaj, e që të mund t’u qëndroni sa më larg e të jeni të sigurt e të mbrojtur prej të këqijave.[1]

[1] El-Hakim, Mustedrek, 4/319 (7774)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: