Fjala më e mirë
Allahu (xh.sh) jep në Kuran shembullin e pemës së mirë dhe asaj të keqe. Prej cilësive të pemës së mirë janë “rrënjët e saj të qëndrueshme dhe degët që arrijnë në qiell.” Ky është një shembull i qartë, që hedh dritë mbi rëndësinë e asaj që është në zemrat tona dhe më pas ajo ç’ka del prej tyre. Sa më të forta dhe të thella të jenë rrënjët e kësaj peme, aq më të shumta do të jenë edhe frutat e saj.
Në këtë aspekt, duhet të kuptojmë se gjërat e para që mësojmë dhe përvetësojmë, të jenë besimi dhe morali i mirë. Më pas në mënyrë të natyrshme, njeriu do të kalojë në pjesën e praktikës dhe domosdoshmërive që sjell besimi.
Aishja (r.a) i tha Profetit Muhamed (a.s): “Sikur gjërat e para që do të shpalleshin në Kuran do të ishin; mos e pini alkoolin dhe braktiseni imoralitetin, arabët do të thonin se nuk kurrë nuk do ta pranojmë këtë fe, apo kurrë nuk do t’i braktisim ato.” Kjo nuk është gjë tjetër veçse një metodologji për perceptimin dhe shpjegimin e duhur të të vërtetave të fesë…
أَلَمْ تَرَ كَيْفَ ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا كَلِمَةً طَيِّبَةً كَشَجَرَةٍ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌ وَفَرْعُهَا فِي السَّمَاءِ (24)
تُؤْتِي أُكُلَهَا كُلَّ حِينٍ بِإِذْنِ رَبِّهَا ۗ وَيَضْرِبُ اللَّهُ الْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ (25)
“Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? Me lejen e Zotit të saj (pema)jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin.”(Ibrahim, 24-25)
Disa komentues kanë thënë se fjala e mirë në këtë ajet është ajo e njësimit “La ilahe il-lallah”, e cila përmbledh çdo mirësi dhe begati.