Rregullat e të folurit

Gjëja e parë që duhet ditur është se të folurit, ashtu si çdo veprim tjetër, ka rregullat e tij. Kur Profeti (a.s) i tha hz. Muadhit, që “ruaje këtë”, duke synuar gjuhën, ai e pyeti: “A do të japim llogari për ato që themi?” Përgjigja e drejtëpërdrejtë e të Dërguarit të Zotit është e mjaftueshme për të kuptuar dëmin që mund të na vijë nëpërmjet gjuhës. “A ka diçka tjetër që i shtyn njerëzit drejt Zjarrit, përveçse gjuhët e tyre sharëse?”

Mund të themi se e folura ndahet në disa lloje si; e detyruar, e pëlqyeshme, e lejuar, e papëlqyeshme dhe e ndaluar.

E folur e detyruar është të bësh urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, atëherë kur rrethanat e mundësojnë këtë gjë. Heshtja në këto raste është e ndaluar, njësoj sikurse është e ndaluar marrja me fjalë jo të hijshme.

Shembuj të ndalesave të gjuhës janë; shpifja, thashethemet, gënjeshtra, sharja etj. Ngjashëm me këtë, plotësimi i disa të drejtave të besimtarëve të tjerë, si kthimi i selamit, përgjigja ndaj ftesës dhe lutja për ta pas teshtimës, janë të detyrueshme.

Është e pëlqyeshme të flasësh kur e folura jonë ka në përmbajtje leximin e Kur’anit, lloje të tjera të dhikrit dhe lutja për veten, ose të tjerët.

Një vepër tjetër e lavdëruar është edhe futja e gëzimit në zemrën e një besimtari, ose thjesht të thënit e diçkaje të dashur për atë, sepse kjo është diçka që konsiderohet sadaka.

Në anën tjetër, është e papëlqyeshme të flasësh gjatë përdorimit të tualetit, po ashtu edhe kur heshtja është më e dobishme se të folurit, ose në kohë të papërshtatshme, siç është koha e vonë e natës.

Përsa i përket të folurës së lejuar, është ajo që nuk rezulton as si një akt shpërblimi, apo si diçka e ndaluar. Shembull i kësaj mund të përmendet kërkesa ndaj dikujt që të të sjellë diçka, si pije apo ushqim.

Sigurisht, kur veprës së lejuar i bashkohet qëllimi i veprimit të saj për hir të Allahut, njeriu shpërblehet për të.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: