Ena e dënuar!

I dërguari i Allahut urdhëron kështu: ” Kur të hani, një të tretën e stomakut lerjani ushqimit, një të tretën ujit dhe një të tretën ajrit. Ena që dënohet më shumë nga Allahu është një stomak i mbushur plot.” ( Tirmidhi, Zuhd, 47; Musned, 4/132).

Ka edhe hadithe, porosi të tjera që e përforcojnë këtë, në njërën prej tyre, i dërguari i Allahut urdhëron kështu: “Gjërat në të cilat frikësohem më shumë për ummetin tim janë: vënia bark, fjetja gjatë, dembelizmi dhe dobësia intelektuale.” (Kenzu’l-ummal, 3/460). Specifikat e përshkruara në porosi në përfundim mblidhen në të njejtën pikë. Për një njeri që e shtyn jetën pa kontroll, pa llogari dhe në indiferencë, që e kalon pjesën më të madhe të saj në gjumë, dhjamëzimi dhe obeziteti bëhen dukuri të pashmangshme.

Njeriu sa më shumë që të shëndoshet aq më shume do të hajë dhe duke ngrënë do ta lëshojë veten. Ose po të nisim nga shkaku i parë do të themi kështu: Njeriu që ha shumë do të flejë shumë dhe tek njeriu që fle shumë sigurisht që nuk do të zhvillohet intelekti. Ngado që ta kapim çështjen, të gjitha këto janë gjëra që e kanë shtyrë profetin të shqetësohet për ummetin e tij.

Postime të ngashme