Emri Hafidh
“Hafidh” është një nga emrat e Allahut i cili shpreh kuptimet e ruajtjes në kujtesë dhe mbajtjes shënim të të gjitha punëve të bëra. Allahu i ruan pa asnjë të metë të gjitha fjalët e mira apo të këqija të thëna nga njerëzit si dhe zërat e tyre. Kjo specifikë bëhet e qartë kështu në Kur’an: “Pranë ҫdo fjale që nxjerr njeriu nga goja ka një vëzhgues të gatshëm!” (Kaf, 50/18).
Krahas fjalëve të thëna, shënohen edhe të gjitha lëvizjet e njeriut. “Mjerë për ne! Ҫ’libër është ky që nuk ka lënë gjë të madhe a të vogël pa shënuar?” (Kehf, 18/49).
Shkenca moderne thotë se fjalët e shqiptuara nga njeriu nuk asgjësohen, por shënohen dhe ruhen në thellësitë e kozmosit. Nga shkencëtarët pohoet se është e mundur që në të ardhmen të interceptohen këto zëra nga e shkuara. Përderisa në gjithësi nuk ka absolutisht asgjë të kotë e asnjë shpenzim të kotë apo shpërdorim, këto zëra ruhen për një llogari shumë të rëndësishme.
© URTËSI.AL