El-Kerim (Bujari)

El-Kerim është ai që fal ndërkohë që ka mundësi të ndëshkojë, që u jep jetë premtimeve kur premton dhe që jep më të mirën e asaj që dikush mund të presë. Atë nuk e brengos masa që jep apo ai të cilit i jep. Ai u përgjigjet nevojave dhe qorton pa i kaluar kufijtë. Kush kërkon mbrojtje dhe strehë tek Ai, nuk humbet dhe i shpëton nevojës për të lypur. Ai është El-Kerim, Bujari i Gjithëpushtetshëm.

Njeriu mund ta stolisë veten e tij duke përvetësuar cilësi të tilla, por vetëm për sa u përket disa çështjeve të kufizuara e me një farë justifikimi. Për këtë arsye, ai mund të quhet bamirës, por në një shkallë shumë më të ulët në krahasim me Bamirësin Absolut. Pse të mos të cilësohet bamirës një njeri kur Profeti (a.s) thoshte: “Nuk është me vend të thirret hardhia bamirëse, por bamirës është myslimani”. Thuhet gjithashtu, se hardhia është bamirëse sepse përkundër periudhës së shkurtër, fryti i saj është i shijshëm, vjelja e saj është e lehtë, është e lehtë ta arrish dhe ajo nuk ka gjemba apo anë të tjera lehtësuese.

Postime të ngashme