A dëshiron?

A dëshiron të të lehtësohet një brengë e jetës tjetër?

Profeti a.s. ka thënë: “Ai që ia lehtëson një besimtari një brengë të kësaj jete, Allahu do t’ia lehtësojë një nga brengat e jetës tjetër.”

A dëshiron që Allahu të ta lehtësojë gjendjen?

Profeti a.s. ka thënë: “Ai që të varfrit ia lehtëson gjendjen, Allahu do t’ia lehtësojë (atij gjendjen) në këtë jetë dhe në jetën tjetër.”

A dëshiron që Allahu të mos të jetë i zemëruar me ty?

Profeti a.s. ka thënë: “Me respektimin e prindërve arrihet kënaqësia e Allahut dhe zemërimi i Allahut arrihet me zemërimin e prindërve.”

A dëshiron begati të madhe e jetë të gjatë?

Profeti a.s. ka thënë: “Kush dëshiron që Allahu t’i dhurojë begati pa masë dhe jetë të gjatë e të lumtur, le të kujdeset dhe le ta vizitojë farefisin e tij.”

Postime të ngashme