Çelësat e ngadhënjimit

Çelësi i krenarisë, respektimi i Allahut dhe i Profetit (a.s).

Çelësi i rrizkut, përkushtimi dhe kërkimi i faljes.

Çelësi i Parajsës, Njëshmëria e Zotit (monoteizmi).

Çelësi i Imanit, thellimi në krijimin e Zotit të Plotfuqishëm.

Çelësi i mirësisë, sinqeriteti.

Çelësi i gjallërimit të zemrës, studimi i Kuranit, adhurimi natën dhe braktisja e mëkateve.

Çelësi i diturisë, të pyeturit mirë dhe të dëgjuarit me vëmendje.

Çelësi i ngadhënjimit dhe i fitimit, durimi.

Çelësi i shpëtimit, përkushtimi.

Çelësi i shtimit, falënderimi.

Çelësi i dëshirës për jetën e amshuar, përpjekja dhe asketizmi në jetën e përkohshme.

Çelësi i përgjigjes nga Zoti, lutja.

Postime të ngashme