Dy gjëra që janë mbajtur të fshehta për ne

Hz. Aliu (r.a) ka thënë në një fjalë të tijën: “Allahu i ka fshehur dy gjëra në dy të tjera. Ai ka fshehur kënaqësinë e Tij brenda punëve të mira dhe ka fshehur evlijatë e Tij mes robërve të tjerë.”

Kjo shprehje na tregon qartë se njeriu s’mund ta dijë se me cilën vepër do ta fitojë kënaqësinë e Allahut, kështu s’mund të neglizhojë asnjërën prej tyre. Profeti (a.s) ka thënë: “Mos neglizho asgjë për të mirës.” Njeriu duhet të jetë i vendosur në rrugën e kërkimit të kënaqësisë së Allahut dhe duhet ta kërkojë atë në çdo vepër, pa neglizhuar asgjë.

Në pjesën e dytë shohim se Zoti i ka fshehur miqtë e Tij të afërm mes njerëzve të tjerë. Askush nuk e di se cili prej tyre është mik i afërt me Zotin, kështu duhet marrë në konsideratë se çdokush me të cilin kemi të bëjmë mund të jetë potencialisht një i tillë. Kjo na bën që t’i trajtojmë njerëzit me respekt, duke iu frikësuar kërcënimit: “Kush e armiqëson një mik Timin, Unë i kam hapur luftë atij njeriu.” Evlija është ai person i cili nuk ka lindur si i tillë, por që ka bërë vazhdimisht aq shumë vepra të mira, saqë e ka fituar atë mëshirën e Allahut të përmendur më lart. Zoti na bëftë të gjithëve prej kësaj kategorie njerëzish!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: