Dy fjalë mbi jetën e Hz. Hatixhe r.a
Kush ishte Hz. Hatixhe r.a?
– Emri i saj është Hatixhe bintu Huvejlid.
– Ka qenë një zonjë e nderuar dhe e pasur që merrej me tregti.
– Në kohën që u martua me Profetin s.a.s ajo ishte dyzet vjeçe.
– Ndërroi jetë në Mekë në muajin Ramazan në moshën gjashtëdhjetëvjeçare, tre vjet para Hixhretit.
– Është e para që e besoi Profetin s.a.s dhe e para që u fal me të.
– Është e para të cilës i ka zbritur Xhibrilin për t’i dërguar selam nga Zoti i Madhërishëm.
– Është e para që është përgëzuar më Xhennet.
– Është e para që ka pasur fëmijë me Profetin s.a.s.
– Profeti s.a.s nuk u martua me asnjë grua tjetër derisa Hatixheja r.a ndërroi jetë.
– Në një thënie të tij, Profeti Muhammedi s.a.s ka thënë: “Gratë më të mira të të gjitha kohërave janë: Merjemja e bija e Imranit, Asija e bija e Muzahimit, Hatixheja e bija e Khuejledit dhe Fatimeja e bija e Muhammedit”[1]
[1] Transmeton Tirmidhiu në përmbledhjen e tij “Es-Sunen”.