Dita e trembëdhjetë e Ramazanit

Ajeti i ditës

Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës.                                          (Kuran: 14;34)

 

Hadithi i ditës

Ai që  e ka kryer namazin e jacisë  me xhemat është  sikur të  jetë  falur deri në  mesnatë  dhe ai që  e ka falur namazin e mëngjesit me xhemat është  sikur është  falur gjithë  natën.

 

Veprat e ditës

Falini namazet e sabahut dhe të jacisë  me xhemat dhe më  e mira është  në  xhami.

 

Duaja e ditës

O Allah më ndihmo të të kujtoj, të të jem mirënjohës për Ty dhe të të adhuroj në një mënyrë të shkëlqyeshme.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: