Dituria nuk vjen vetë, por duhet kërkuar…

Abdullah b. Abasi (r.a) ishte një nga ithtarët më të ditur të Profetit Muhamed (s.a.s) dhe mbledhja e studimi i haditheve ishte një nga fushat e shumta në të cilën ai ishte specializuar.

Thuhet se ai dinte përmendësh 1660 thënie të vërtetuara të Profetit, ndoshta edhe më tepër se kaq. Ai tregonte një kujdes të veçantë për saktësinë e tyre, duke i krahasuar me burime të tjera. Ai pyeste deri tridhjetë shokë të Profetit për të vërtetuar një gjë të vetme.

Ja çfarë i ndodhi një herë kur dëgjoi se një shok i Profetit dinte një hadith, të cilin deri në të kohë ai nuk e dinte.

Shkova te shtëpia e shokut të Profetit dhe shtrova gunën te pragu i derës së tij. Ndërsa isha duke pritur, era frynte e hidhte rërë mbi mua. Po të doja mund të kërkoja leje dhe të hyja brenda në shtëpi. Mirëpo mendova se ishte më mirë për mua që të prisja. Kur shoku i Profetit doli nga shtëpia dhe më pa në atë gjendje më tha:

O kushëriri i Profetit, pse rri jashtë, pse nuk më njoftove që kishe ardhur?” Unë iu përgjigja: “Isha unë që duhet të prisja, sepse dituria nuk vjen vetë, por duhet kërkuar dhe më pas pyeta për hadithin, të cilin e mësova me kënaqësi.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: