Ç’është fidja/kompensimi material?

Fidja është detyrimi që japin njerëzit, të cilët nuk mund të agjërojnë për shkak të pleqërisë, ose për shkak të ndonjë sëmundjeje të vazhdueshme dhe të pashërueshme, duke e ushqyer një të varfër për çdo ditë të paagjëruar nga dy vakte dhe në sasinë e caktuar. Një veprim i tillë bazohet në ajetin Kur’anor, në të cilin Allahu i Lartësuar  ka thënë:

وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ فَمَنْ تَطَوَّعَ خَيْرًا فَهُوَ خَيْرٌ لَهُ وَ أَنْ تَصُومُوا خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ

“…Ata që nuk mund të agjërojnë, janë të obliguar me kompensim (fidje) që është ushqimi ditor i një të varfri. Kush e shton sasinë e fidjes me vetëdëshirë, ajo është aq më mirë për të. Mirëpo, nëse agjëroni kjo është më mirë për ju, sikurse ta dini.” (Bekare: 184)

Postime të ngashme