Dita e trembëdhjetë e Ramazanit
Ajeti i ditës
Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës. (Kuran: 14;34)
Hadithi i ditës
Ai që e ka kryer namazin e jacisë me xhemat është sikur të jetë falur deri në mesnatë dhe ai që e ka falur namazin e mëngjesit me xhemat është sikur është falur gjithë natën.
Veprat e ditës
Falini namazet e sabahut dhe të jacisë me xhemat dhe më e mira është në xhami.
Duaja e ditës
O Allah më ndihmo të të kujtoj, të të jem mirënjohës për Ty dhe të të adhuroj në një mënyrë të shkëlqyeshme.