Disa rregulla mirësjelljeje kur flisni me të tjerët

Një mënyrë tjetër shumë efektive për t’i bërë dëgjuesit të dëgjojnë me vëmendje, është të flasësh shumë pak për veten, por shumë për ta e për interesat e tyre.

Të bisedosh, do të thotë të interesohesh për të tjerët. Mos harroni se nuk flisni vetëm për veten tuaj, por për ata që ju dëgjojnë.

Nëse bisedën tuaj e shndërroni në një lloj apologjie personale, nuk do të bëni gjë tjetër veç do të ngjallni kundërshtim, lakmi, xhelozi, antipati, etj.

Nxitini të tjerët të flasin për veten e tyre. Kjo do ta bënte bisedën më interesante. Buzëqeshni, sepse buzëqeshja largon ndrojtjen dhe qetëson bashkëbiseduesin.

Kur trajtoni apo diskutoni një problem, vëreni veten edhe në anën e pikëpamjes të bashkëbiseduesit tuaj, të dëgjuesit tuaj.

Mos harroni se emri i tij është për të fjala më e ëmbël.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: