Disa perla profetike…
“Bereqeti i Umetit tim është në mëngjes.”
“Jepja punëtorit pagën, para se t’i thahet djersa.”
“Lidhe (devenë), pastaj mbështetu tek Allahu.”
“Përhapeni paqen mes jush; do të duheni me njëri-tjetrin.”
“Me të vërtetë engjëjt i shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e diturisë nga kënaqësia e asaj që ai kërkon.”
“Vepra më e mirë është namazi në kohën e tij dhe respekti ndaj prindërve.”
“Dita më me vlerë tek Allahu është dita e xhuma.”
“Dhikri më i mirë është: La ilahe il-la Allah, ndërsa lutja më e mirë është: Elhamdulilah.”
“Lëmosha më e mirë është dhënia e ujit.”
“Besimtari më i mirë është ai i cili është më i moralshëm.”
“Robi është më afër Zotit të tij kur është në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet në të.”
“Thuaj sa më shpesh: La haule ue la kuvete il-la bilah, ngase kjo është një nga thesaret e Xhenetit.”
“Shpeshtojeni salavatin për mua në natën dhe ditën e xhuma, sepse ai i cili dërgon një herë salavat për mua, Allahu do ta mëshirojë dhjetë herë.”