Dita e njëzetë e dy e Ramazanit

Dita e njëzetë e dy e Ramazanit

Ajeti i ditës

Kur dëgjojnë për atë (Kuranin) që i është zbritur të Dërguarit, i sheh se si u rrjedhin lotët nga sytë, për shkak të së vërtetës që kuptuan. Ata thonë: “O Zoti ynë! Ne besojmë, prandaj na llogarit ndër dëshmitarët e Tu!

(Kuran: 5;83)

 

Hadithi i ditës

Më i miri nga ju është ai që e mëson Kuranin dhe jua mëson (atë) të tjerëve.

(Buhari)

 

Vepra e ditës

Mëso kuptimin e sures Felek dhe mësoja ose shpërndaje atë me të tjerët. Lexo suren Felek çdo ditë për mbrojtje.

 

Surja Felek

Thuaj i mbështetem Zotit të agimit. Prej dëmit të çdo krijese që Ai ka krijuar. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja. Dhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: