Cili është këndështrimi teologjik i përhapjes së një virusi?

Shumë njerëz po përcjellin mesazhe nga studiues (ose të tjerë), të cilët pretendojnë se virusi është një ndëshkim hyjnor për mëkatet, apo për padrejtësitë e ndryshme që ndodhin mbi Tokë.

Kjo lloj deklarate kategorike nuk është e saktë në këndvështrimin teologjik, por as e duhur nga një kënvështrim humanitar.

Askush nga ne nuk është i kualifikuar të flasë në emër të Allahut. Ne nuk jemi në gjendje të deklarojmë pse po ndodh diçka, ose të lidhim një tragjedi të përgjithshme me një të keqe specifike. Dhe ne nuk po tregojmë mëshirë kur pretendojmë se të gjithë njerëzit që janë nënshtruar ndaj kësaj, janë duke u ndëshkuar për një krim që shumica e tyre mund të mos ketë asnjë lidhje.

Përkundrazi, ne themi siç tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kur nëna jonë Aishja (r.a.) e pyeti për murtajën: “Ky është një ndëshkim që Allahu ia dërgon atij që dëshiron, por Allahu gjithashtu e ka bërë atë mëshirë për besimtarin. Pra, kushdo që është i sëmurë me murtajë në qytetin e tij dhe ai mbetet në të i durueshëm, duke pritur që Allahu ta shpërblejë atë, duke e ditur se asgjë nuk do të ndodhë me të, përveç asaj që ka vendosur Allahu, do të shpërblehet me shpërblimet e një dëshmori! ” [Buhariu].

Pra mësojmë se po, çdo fatkeqësi e vetme, personale ose e përgjithshme, mund të jetë rezultat i mëkateve dhe ka potencialin të jetë një ndëshkim, por ne nuk e lidhim atë me asnjë mëkat apo krim. Dhe, gjithashtu u japim shpresë atyre që janë në vende të tilla: drejtohuni Allahut, kërkoni ndihmën e Tij, jini të durueshëm dhe dijeni se asgjë nuk ndodh përveç se me Dekretin e Allahut. 

Çdo fatkeqësi e vetme, personale ose kombëtare, ka potencialin të jetë një ndëshkim, ose një mjet mëshire. Mënyra se si ne përgjigjemi është ajo që dikton se në cilën anë jemi.

Dhe Allahu e di më së miri.

*përkthim

Postime të ngashme