Cilat janë disa nga kuptimet që nxjerrim nga emri i Allahut es-Selām?
Fjala selām vjen nga rrënja me tre shkronja sīn-lām-mīm, që do të thotë të jesh i patëmetë dhe në siguri të plotë. Selām në veçanti do të thotë paqe, shëndet dhe siguri. Selāmeh do të thotë të jesh i pastër nga çdolloj dëmtimi. Ç’lidhje kanë pafajësia dhe siguria me paqen siç e kuptojmë ne atë?
Në Muʿxham el-Ghanī, thuhet se Allahu es-Selām, është i lirë nga çdo mangësi dhe defekt dhe prandaj, ai që është me Të përjeton qetësi dhe siguri. Në të vërtetë, kur ndihemi të sigurt dhe të mbrojtur me të Vetmin i cili mund të japë siguri të plotë, ne ndiejmë një ndjenjë paqeje të brendshme. Dhe Allahu është es-Selām, pasi Ai është me të vërtetë i lirë nga të gjitha dëmtimet dhe defektet që mund të prekin krijesat e Tij.
1- Përsosmëria, pa faj: thelbi i Tij, atributet e Tij dhe veprimet e Tij janë të gjitha të pastra nga çdo mangësi.
2- Përkujtimi i es-Selām-it dhe të jetuarit në rrugën e Tij sjell paqe dhe Ai i jep siguri nga shqetësimi e ankthi çdokujt që i drejtohet Atij.
3- Es-Selām e ka bërë Parajsën e Tij Vendin e Vërtetë të Paqes për robërit e Tij, ku i përshëndet me përshëndetjen e paqes.
4- Es-Selām dëshiron paqe për robërit e Tij dhe në marrëdhëniet midis tyre.