Ç’duhet të synojmë pas Ramazanit?
Ne synojmë të jemi në mesin e atyre që i gjithë viti i tyre është Ramazan.
Ne synojmë që lidhja jonë me Allahun të shprehet në veprimet tona gjatë gjithë ditës dhe natës.
Ne synojmë t’i shërbejmë Umetit në mënyrën më të mirë duke u përqëndruar në Tre Objektiva Kryesore: dijen, përkushtimin dhe shërbimin.
Ne synojmë të kërkojmë kënaqësinë e Allahut dhe ta bëjmë të Dërguarin e Tij ﷺ të lumtur në gjithçka që bëjmë.
Ne synojmë të arrijmë një rritje të pranisë së zemrës me Allahun në çdo kohë, por veçanërisht gjatë faljes, leximit të Kur’anit dhe leximit të dhikreve.
Ne synojmë të krijojmë tubime me vëllezërit dhe motrat tona që i duam për hir të Allahut.
Ne synojmë të agjërojmë Gjashtë Ditët e Shevalit dhe ditë të tjera të bekuara si Tasua ’, Ashura (9 dhe 10 Muharrem), Ditën e Arafatit dhe të paktën tre ditë në çdo muaj.