Çfarë pasurie ke grumbulluar për atë ditë?

Shkoi një hajdut te shtëpia e Malik b. Dinarit (r.a), por atje nuk gjeti asnjë që ia vlente ta merrte. Imami ishte duke u falur, mbaroi namazin dhe iu drejtua hajdutit: “Erdhe për të marrë ndonjë pasuri të kësaj bote, por nuk gjete gjë. A ke ti ndonjë pasuri për botën tjetër?” Hajduti iu përgjigj  se nuk kishte dhe u ul që të dëgjonte prej këshillave të dijetarit. Të nesërmen ishin të dy së bashku brenda në xhami. U çuditën njerëzit, si ka mundësi dijetari më i madh së bashku me hajdutin më të madh?! E pyetën Malik b. Dinarin për këtë dhe ai iu përgjigj: “Erdhi të na vidhte, por ne ia vodhëm zemrën atij.”

Postime të ngashme