Çfarë është Tasavvufi?
Tasavvuf është emërtim për këto dy cilësi:
1. Cilësia e parë, është që robi të jetë i nënshtruar sinqertisht urdhrave të Allahut, pra të veprojë sipas sheriatit.
2. Cilësia e dytë, është që të jetë i dhembshur dhe të sillet mirë me të gjitha krijesat e Allahut.
Kjo është rruga e sufive, e cila nuk është e mundur pa pastrimin e zemrës prej cilësive të këqija dhe mbushjen e saj me të mira.
Prandaj, kush është i sinqertë e me moral të bukur ndaj të tjerëve, pa dyshim që është sufi. Besnikëria dhe nënshtrimi ndaj Allahut manifestohen me braktisjen e dëshirave, për të fituar kënaqësine e Tij. Sinqeriteti ndaj të gjithë njerëzve shprehet me atë që, udhëtari i ahiretit nuk i mban lidhjet me njerëzit për interes personal dhe ruhet nga egoizmi. Përkundrazi, veten ia kushton të mirës së të gjithë njerëzve, me kusht që kjo e mirë duhet të jetë në pajtim me sheriatin.
Imam Gazali r.a