Ç’është pendimi?

Çështja më e rëndësishme që del në pah kur flasim për pendimin është se dera e tij qëndron gjithmonë e hapur. Ai mund të bëhet me çfarëdolloj fjalësh dhe shprehish, dhe kushti i tij kryesor është vërtetësia apo sinqeriteti. Pendimi i sinqertë duhet të përmbajë në mënyrë të natyrshme katër pjesët e mëposhtme:

  1. Të pranojmë atë që kemi bërë
  2. Të pendohemi prej saj
  3. Të kërkojmë falje nga Allahu
  4. Të jesh i vendosur që s’do ta përsëritësh sërish.

Nga të gjitha këto që përmendëm, më e rëndësishme është ndjenja e pendimit. Njeriu duhet të ndihet keq për atë që ka bërë dhe duhet të dëshirojë që të mos e kishte bërë atë veprim.

Edhe nëse një person ka një varësi ndaj diçkaje, ai mund të pendohet me qëllimin se nuk do të shkojë sërish me vetëdije tek ai veprim. Varësitë kanë një rregull të artë në rrugën e pastrimit prej tyre; të mos dorëzohesh kurrë.

Pendimi mund të shprehet me mjete dhe fjalë të ndryshme. Më e njohura prej tyre është; Estagfirullah. Kjo ka kuptimin: I kërkoj falje Allahut.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: