Çelësi i Xhenetit

Pyetet Bejazid el-Bistami për kuptimin e hadithit: “Fjala ‘La ilahe illallah’ Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut është çelësi i xhenetit.”
Ai u përgjigjet:
Hadithi është autentik, por çelësi nuk e hap kyçin pa dhëmbët e tij, dhëmbët e çelësit të xhenetit janë katër:
– Një gjuhë që nuk gënjen dhe nuk përgojon.
– Një zemër që nuk mashtron dhe bën dredhi.
– Një stomak që nuk ha ushqime të ndaluara dhe të dyshimta.
– Një punë e mirë e cila nuk përzihet me risi dhe dëshirat e egos.
Përktheu: Marius Tafani

Postime të ngashme