Bujaria ndaj mysafirëve

I Dërguari i Allahut (s.a.s) na ka mësuar t’i nderojmë mysafirët. Ai ka thënë: “Kush i beson Allahut dhe Ditës së Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij.”

Nderimi ndaj mysafirëve përfshin bujarinë dhe futjen e gëzimit në zemrat e tyre.

Është e rëndësishme të respektosh dhe të presësh mysafirë, sidomos kur ata janë të huaj, ose nuk kanë familje apo miq të tjerë që mund t’i presin. Në këtë aspekt, Profeti (a.s) ka thënë: “Padyshim, kush beson që Allahu është më Bujari, i cili furnizon të gjitha krijesat e tij dhe i shpërblen ata të cilët tregohen bujarë ndaj mysafirëve të tyre, duhet të përkujdeset për miqtë e tij.”

Padyshim që Allahu do të na e shtojë furnizimin, do na shpërblejë në Ditën e Fundit, nëse ne i presim mirë dhe i nderojmë mysafirët tanë për hir të kënaqësisë së Allahut, i cili e do bujarinë dhe nuk e pëlqen ligësinë.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: