A i detyron Islami njerëzit t’i përqafojnë mësimet e tij?
A i detyron Islami njerëzit t’i përqafojnë mësimet e tij?
Kurani është shumë i qartë rreth kësaj çështjeje. Verseti kuranor që garanton lirinë e besimit ka një rëndësi të veçantë. Në një përkthim literal, ky versët përkthehet si: “Nuk ka detyrim në fe”. Sidoqoftë, një përkthim më i gjerë do të ishte: “Asnjë imponim nuk është i pranuar në çështjet e fesë”.
Ky kuptim sigurisht që aplikohet për besimin, për sa kohë besimi vjen si rezultat vetëm i një bindjeje të brendshme. Kështu, është plotësisht kundra Islamit të forcosh dikë të pranojë fenë Islame. Ne kemi mundësi vetëm t’i ftojmë njerëzit ta pranojnë atë, por vendimi për ta pranuar ose jo, është plotësisht në vullnetin e tyre të lirë.
Nuk ka vend për myslimanët që t’i dëmtojnë ata në asnjë lloj forme, nëse zgjedhin të ndjekin besime të tjera. Kjo ka qenë praktika e myslimanëve përgjatë historisë. Nëse diçka e tillë aplikohet rreth bazës më të rëndësishme të fesë, pranimit të Zotit një të vetëm, atëherë ajo aplikohet edhe më tepër në çështjet, që kanë më pak rëndësi se e para, siç mund të jetë praktikimi i disa rregullave të caktuara fetare. Njerëzit duhet t’u binden ligjeve të Zotit sepse ata i besojnë Atij dhe shpresojnë në shpërblimin e Tij, dhe jo sepse ata janë të detyruar t’i zbatojnë ato.