Bota e provës

Njeriu dërgohet në këtë botë për t’u marrë në provë. Kjo specifikë shumë e rëndësishme është shprehur në Kur’an në mënyrë shumë të qartë: “Është Ai që e ka krijuar jetën dhe vdekjen për të provuar se kush nga ju do të bëjë punë më të mirë!” (Mulk 67/2).

Bota nuk është vend ku mund të rrihet përgjithmonë, por një shtëpi pritjeje. Njeriu qëndron këtu për një kohë, pastaj shkon në vendin e përjetësisë.

Prandaj mund të themi se bota është vendi ku fitohet përjetësia. Këtu njeriu provohet me vlerat materiale-shpirtërore që i’a ka favorizuar Allahu. Kështu, jeta e njeriut mund të konsiderohet  një kapital. Trupi, mendja, mundësitë që zotëron, që të gjitha veҫ e veҫ janë kapital. Allahu i propozon njeriut t’ia kthejë sërish këto të mira që i’a ka favorizuar duke i’a shitur në shkëmbim të xhennetit.

“Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre në shkëmbim të xhennetit!” (Tevbe 9/11).

Po qe se njeriu e vlerëson jetën duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, mund ta fitojë lumturinë edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër. Besimi është mirësia më e madhe e Allahut për njeriun. Një jetë me besim dhe në lidhje të vazhdueshme me Allahun, është burim qetësie dhe lumturie të vërtetë.

© URTËSI.AL

Postime të ngashme