Betohem për ata kuaj…
1. Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur,
2. që nxjerrin xixa nga thundrat 415
3. dhe trokojnë për sulm në mëngjes,
4. duke çuar re pluhuri,
5. ndërsa çajnë armikun në dysh,
6. se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet,
7. dhe ai, pa dyshim, këtë e dëshmon.
8. Vërtet, ai është i babëzitur për pasuri.
9. Vallë, a nuk e di ai se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në
varre
10. dhe, kur të dalë në shesh ajo që është në gjokse,
11. Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë di çdo gjë për ta?!
Surja el Adijat Kuran (100:1-11)