Balli gënjeshtar, mëkatar…
Si mund të quhet balli gënjeshtar apo mëkatar, kur ai as nuk flet dhe as nuk i bën gabimet vetë? Ç’ka dashur Allahu të thotë me këtë në Kuranin Famëlartë?
Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se pjesa ballore e trurit të njeriut është përgjegjësja kryesore për sjelljen e njeriut. Kur njeriu do të gënjejë, vendimi për këtë merret në lobin ballor (frontal) të trurit. Po kështu ndodh kur ai bën ndonjë gabim apo mëkat.
Prof. Keith Moor është shprehur se lobi ballor është përgjegjës për veprimet që njeriu kryen, kurse gjymtyrët s’janë gjë tjetër veçse ushtarë që u binden urdhrave. Pjesën më të madhe të lobit e zë cipa ballore, funksioni i së cilës ka të bëjë me formimin e personalitetit të njeriut. Përveçse është një nga qendrat më të larta të mendimit dhe të përqendrimit, ajo ndikon dhe në përcaktimin e iniciativës dhe dallimin e gjërave, pra bën dallimin midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, të drejtës dhe të gabuarës dhe e nxit njeriut të marrë nisma për të mirë ose për të keq.
Lëvduar qoftë Zoti! Ja çfarë fshihej në këtë ajet të zbritur para më shumë se 14 shekujsh, të cilin shkenca e ka zbuluar tepër vonë. S’ka dyshim që fjala e Allahut është e urtë dhe e lartë!