Allahu ka emra të pafund

Çdo emër kërkon praninë e pasqyrave që do të pasqyrojnë shfaqjet e veta. Për shembull, që të pasqyrohet, emri Rezzak, Ushqyes, kërkon praninë e qenieve që kanë nevojë për t’u ush­qyer, kurse emri Shafi, Shërues, kërkon praninë e sëmundjeve dhe të të sëmurëve prej tyre. Ndërsa e interpretojmë këtë ci­lë­sinë e shfaqjes me aspektin që sheh nga ne, i themi “vrapimi i emrave në ndihmë”. Me emrin Muxhib (që i përgjigjet thirrjes, ftesës), Allahu shkon në ndihmë të atyre që kanë mbetur në vë­shtirësi, me emrin Kabz (që të shtrëngon, të tund e të sjell në vete), shkon në ndihmë të atyre që kanë rënë në indiferentizëm dhe përgjumje, kurse me emrin Basit (lehtësues), shkon në ndihmë të atyre që janë mbytur në halle. Po të merren të gjithë emrat një e nga një e të shqyrtohen pasqyrat që kërkojnë cilë­sitë e shfaqjeve si dhe gjendjet, situatat dhe trualli lidhur me ato pasqyra, atëherë do të shihet fytyra e urtësisë e pamjeve në je­tën shoqërore të pandehura si diferencime.

Kjo do të thotë se Zoti na e bën të njohur veten me këta em­ra të pafund dhe na tregon shfaqjet e Tij të ashpërsisë dhe bu­kurisë. Ai na shfaqet në gjembat e trëndafilit me emra që shprehin forcë e ashpërsi duke na bërë t’ia shijojmë ashpërsinë, kurse në petalet e trëndafilit, me emra që shprehin delikatesë e bukuri duke na bërë t’ia shijojmë bukurinë. Ashtu siç piktori që, krahas peizazheve pranverore, pikturon po aq edhe peizazhe dimërore duke na e paraqitur mbulesën e bardhë të borës si di­mension bukurie, që në një peizazh pylli, krahas luleve ngjyra-ngjyra, vizaton edhe një gjarpër të varur në degët e një peme dhe, pranë blerimit, vizaton edhe shkëmbinj, ashtu dhe Zoti e vizaton tablonë shoqërore me lapsin e shfaqjeve të emrave të ndryshëm të Tij duke i përftuar asaj një dimension dhe një the­llësi tjetër. Fundja, kush mund ta bëjë këtë më bukur se Ai?..

Postime të ngashme