Uji, pija më e shëndetshme

Pa ujë nuk ka jetë! Në organizmin e njeriut të gjitha proceset fiziologjike të metabolizmit të lëndëve, realizohen vetëm në prezencë të ujit, që në shumicën e indeve përbën 70-85% të peshës. Ai gjithashtu shërben për flakjen jashtë organizmit të mbeturinave që krijohen gjatë metabolizmit, siguron njomësinë dhe lagështinë e lëkurës dhe rregullon temperaturën trupore.

Përveçse i freskët, uji mund të merret edhe me ushqime të lëngëta apo të ngurta. Nevojat ditore për ujë janë mesatarisht 2-3 litra në ditë. Në rrethana të veçanta, si temperatura e lartë apo gjatë punëve të rënda fizike, nevojat ditore për ujë rriten deri në 5-6 litra.

Përdorimi në sasi të tepërta të ujit shkakton çrregullime në organizëm, që shoqërohet me urinim të shpeshtë, ku bashkë me urinën eleminohen dhe lëndët minerale. Kujdes nga uji i ftohtë akull, kur e keni stomakun bosh, pas larjes me ujë të nxehtë, menjëherë pas zgjimit nga gjumi, pas ushtrimeve të rënda fizike apo pas ngrënies së ushqimit të nxehtë. Uji i nxehtë nuk rekomandohet.

Uji duhet të pihet para, gjatë ose pas ushqimit dhe të pihet ngadalë. Rekomandohet në mëngjes duke e ëmbëlsuar apo thartuar me disa pika limoni apo pak mjaltë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: