A mundesh, o njeri?

A është e mundur që ta duash Zotin ashtu siç thoshte një njeri i mirë duke u lutur: “Ah, çfarë malli ndiej për Atë që më sheh e nuk e shoh! Më merr malli për atë ditë kur edhe unë do ta shoh!”

A është e mundur që ta duash Zotin ashtu siç thotë i dituri: “Në këtë jetë gjendet një parajsë që kush nuk e shijon, nuk do të mund ta shijojë as Parajsën e jetës tjetër. Ajo parajsë është njohja dhe dashuria për Zotin.”

A mund ta duash ashtu siç thotë dikush tjetër: “Të pafat janë banorët e kësaj bote, të cilët dalin prej saj pa shijuar më të mirën; dashurinë për Zotin e Madhëruar.”

A mundesh ta duash si Ibrahimi (a.s) kur thoshte: “Unë po shkoj te Zoti im që do të më udhëzojë.” (Saffat, 99)

A mundesh ta duash si Musai (a.s) kur thoshte: “Dhe nxitova për tek Ti, o Zot, që të kënaqesh.” (Taha, 84)

A mundesh ta duash si Profeti Muhamed (s.a.s) kur lutej: “O Zot, më bëj të të dua dhe të dua të gjithë ata që të duan Ty.” “Ty të është përkushtuar dëgjimi im, shikimi im, truri im dhe eshtrat e mia.”

A mundesh ta duash Zotin tënd, o vëlla, ashtu siç të do Ai: “Ai i do dhe e duan.” (Maide, 54) “Ai është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të.” (Bejjine, 8)

Postime të ngashme