“A e shihni ujin që pini?”

A e shihni ujin që pini? Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo jemi Ne që e dërgojmë? Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?” (Uaki’a, 68-70)

Në çdo moment, miliona metra kub ujë qarkullojnë nga oqeanet e detet në atmosferë e që këtej në tokë. Jeta varet nga ky cikël gjigand i ujit. Nëse ne do të përpiqeshim të rregullonim këtë cikël, nuk do të ishim në gjendje t’ia dilnim mbanë, edhe po të kishim përdorur të gjithë teknologjinë e botës.

Përmes avullimit sidoqoftë ne marrim ujë pa ndonjë mundim të madh apo energji, i cili është kushti parë dhe më kryesori për jetën. Mbi këtë cikël njeriu nuk ka kontroll dhe pa të ne nuk mund të jetojmë as për pak ditë. Ky është sjellë te ne në mënyrë shumë të veçantë. Kurani na kujton, se kjo është një nga dëshmitë më të qarta, për të cilën njerëzit duhet të jenë mirënjohës.

Pesha e reve mund të jetë jashtëzakonisht e madhe. Për shembull, është llogaritur se reja e stuhisë “Kumolo-nimbus” kishte më shumë se 300 000 ton ujë. Gjetja e një mënyre për të bërë që 300 000 ton ujë të qëndrojnë të varur në qiell, është padyshim e çuditshme. Por Kurani na tërheq vëmendjen për peshën e reve:

“Ai i dërgon erërat si lajmëtare të mëshirës së Tij. Kur erërat lëvizin retë e rënda me shi, Ai i çon ato te ndonjë vend i vdekur, ku lëshon shi dhe me anë të tij nxjerr lloj-lloj frutash; po kështu do t’i ringjallë edhe të vdekurit. Këta janë shembuj që t’ua vini veshin.” (Araf, 57)

 

Postime të ngashme