Mrekullia në krijimin e maleve

“Ai i ka krijuar qiejt pa shtylla të dukshme, ka vënë male të palëvizshme në Tokë, që ju të mos lëkundeni dhe ka shpërndarë në të gjithfarë gjallesash. Ne zbresim ujin nga qielli dhe nëpërmjet tij, kemi bërë të mbijë çdo lloj i mirë (bime).” (Lukman, 10)

“A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat e malet si shtylla?” (Nebe’, 6-7)

Të dhënat e marra nga kërkimet gjeologjike për malet, janë në përputhje të plotë me vargjet e mësipërme të Kuranit. Një nga karakteristikat më domethënëse për malet është ngritja e tyre në pikat lidhëse të pllakave të tokës, të cilat janë të ngjeshura njëra pas tjetrës dhe “fiksimi” i tyre.

Duke pasur këtë veti, malet ngjasojnë me gozhdët, që mbajnë të lidhura pjesët e veçanta të një objekti prej druri. Përveç kësaj, shtypja që ushtrohet nga malet në koren e tokës, pengon ndikimin e magmës në qendër të tokës për të arritur në sipërfaqen e saj, e si rrjedhim, shkatërrimin që mund t’i sjellë asaj.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: