A doni që lutjet tuaja të pranohen?

Profeti Muhamed (s.a.s) i tregoi Omer ibn Hatabit (r.a) se nga Jemeni do të vinte një burrë, të cilin ia kishte përshkruar me detaje. Emri i tij ishte Uejs, nga fisi Karn. Profeti (a.s) tha: “Kur ta takoni, kërkojini që të bëjë dua (lutje) për ju.” E gjithë kjo për shkak se ai ishte një person, i cili e trajtonte me shumë mirësi nënën e tij.

Uejsi – djalë i vetëm dhe jetim – ishte kujdesur për nënën e tij në mënyrën më të mirë. Një ditë ai i kërkoi nënës së tij, që të udhëtonte drejt Medinës për të takuar Profetin (a.s). Nëna pranoi, por i vuri si kusht që të kthehej shpejt, sepse nuk mund të rrinte pa të.

Kur Uejsi mbërrin në Medine, nuk e gjeti aty Profetin (a.s), pasi ishte në një ekspeditë. Kësisoj i duhej ta priste një ose dy javë, mirëpo nëna i kishte thënë që të kthehej shpejt. Me gjithë dashurinë e madhe që kishte për Profetin (a.s), dhembshuria për nënën e nxiti që të kthehej.

Respekti ndaj prindërve është detyrë për gjithsecilin. Kështu, Uejs el-Karni priti edhe dy ditë të tjera, aq sa nëna e tij e kishte lejuar dhe pastaj u kthye në Jemen.

Postime të ngashme