Kujdesu dhe bëj bamirësi ndaj prindërve
“Një burrë shkoi tek Profeti (a.s). Ai dëshironte të shkonte në luftë bashkë me myslimanët. Profeti (a.s) e pyeti: “A i ke gjallë prindërit”? “Po”, – i tha burri. Atëherë Profeti (a.s) ia ktheu: “Tek ata të dy është xhihadi yt (pra kujdesu për ta)”.
Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (s.a.s) ka thënë: “I poshtëruar është ai! I poshtëruar është ai! I poshtëruar është ai!”
E pyetën: “Cili, o i Dërguar i Allahut?”
Ai (a.s) tha: “Ai, të cilit i arritën prindërit ose njëri prind në moshën madhore dhe hyri në Zjarr (ngaqë nuk u kujdes për ta e nuk bëri bamirësi ndaj tyre).”