Dhjetë çelësa për pendesën
Nëse dëshiron të të pranohet pendesa:
-Tregohu i sinqertë me Zotin dhe mbushe zemrën me dashuri për të.
-Lutju Zotit me fjalët dhe lutjet më të bukura.
-Ushqeje shpirtin duke e përmendur sa më shumë emrin e Tij.
-Lufto me egon.
-Luftoji mendimet e këqija dhe ndriçoje mendjen me dritën e diturisë.
-Braktise shoqërinë e keqe dhe shoqërohu me më të mirët.
-Largoju gjërave të kota që gllabërojnë thesarin tënd të çmuar, kohën.
-Mendo për pasojat negative të gabimeve dhe të mëkateve të tua.
-Mendo për mirësitë dhe shpërblimin e punëve të mira.
-Mendo për botën tjetër dhe se çfarë ke përgatitur për të.