El-Vekil (Përkujdesësi)

El-Vekil është një nga emrat e bukur të Zotit. Njeriu është i dobët dhe gjithmonë është i shqetësuar për të ardhmen. Por kush e njeh këtë cilësi të Zotit, do të ketë kënaqësinë dhe qetësinë shpirtërore.

Njeriu sheh gjendjen dhe problemet e shumta që kërkojnë zgjidhje dhe i shtohet edhe më shumë stresi. Këtë stres të vazhdueshëm mund ta largojë nëse do ta ndiejë në zemër peshën e këtij emri.

Zoti thotë në Kuran: “Pranoje Atë si Garantues!” (Muzemmil, 9)

Edhe pse njeriu është sa një pikël në gjithësi, Zoti i Madhëruar i ofron garancinë e Tij për ta ndihmuar.

Fakti që njeriu duhet të mbështetet te Garantuesi nuk ka për qëllim që ai të bëhet përtac dhe i plogësht, pasi ai duhet t’i bëjë të gjitha përpjekjet e veta, duke pasur në zemër sigurinë dhe bindjen që ndihmën e Zotit do ta ketë gjithmonë.

Postime të ngashme