Të llogarisim vetveten

Çdo mbrëmje, kur të vësh kokën në jastëk, pyete veten: “Si ishte dita ime sot? Si u solla me prindërit? A i kreva si duhet detyrat e mia?” Në mendjen tënde ke peshoren ideale me të cilën krahason vetveten. Kjo është peshorja që Zoti i Madhëruar ka vendosur brenda teje. Dhe kur kjo peshore vepron si duhet, është shenja më e mirë dhe treguesi më i qartë i fillimit të ndryshimit. Madje nëse kjo bëhet çdo natë, njeriu çdo ditë largon një ves dhe përvetëson një virtyt.

Edhe pse nuk e sheh, çdo njeri e ndien se nga cili kah lëviz shigjeta dhe është detyrë e pashlyeshme e tij që shigjetën ta kthejë nga kahu i mbarë, nëse ajo lëviz në të kundërtin. Kjo do të thotë se kur ne e llogarisim veten me vetëdije të plotë dhe pa njëanshmëri, shkojmë drejt modelit ideal, të cilin synojmë ta kthejmë në praktikë, në realitetin tonë të përditshëm. Jetësimi i këtij modeli në këtë botë do të thotë sukses në të dyja botët, jetë e njerëzishme këtu dhe kënaqësi pafund në botën e përjetësisë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: