Kontrolli i zemërimit shpëton jetën
Kërkimet e reja tregojnë se zemërimi prish qëndrueshmërinë e valëve elektrike të zemrës, gjë që mund të shkaktojë çrregullim të ritmit të saj. Shkencëtarët pranë universitetit Yale morën në shqyrtim 62 pacientë që përdornin pejsmejkër. Shkencëtarët u kërkuan pjesëmarrësve në studim të kujtonin një kohë kur ata ishin ndjerë të zemëruar dhe vëzhguan veprimtarinë e zemrës për të parë nëse do të ndodhte ndonjë ndryshim. Gjatë këtij vëzhgimi me aparat, ata vunë re se zemërimi shkaktoi tronditje në valët elektrike të zemrës dhe se disa pacientë reaguan më shumë se të tjerët ndaj zemërimit.
Një vit pas këtij eksperimenti, personat që kishin reaguar më fort ndaj zemërimit kishin ndjerë nevojën e ndërhyrjes së aparatit pejsmejkër për të rivendosur ritmin normal të rrahjeve të zemrës. Shkencëtarët mendojnë se ky çrregullim në zemër si pasojë e zemërimit ka të ngjarë të shkaktohet nga një vërshim i adrenalinës. Ekspertët thonë se ruajtja e qetësisë shpirtërore ndihmon zbutjen e rrjedhjes së adrenalinës. Për të kontrolluar zemërimin, rekomandohet përdorimi i teknikave qetësuese, duke përfshirë këtu frymëmarrjet e thella dhe veprimtari qetësuese, si namazi, ecja, etj.