Ushqimet e pëlqyera nga Profeti (a.s)

Është provuar se këto ushqime kanë vlera të larta ushqimore dhe janë të shëndetshme.

Hurmat Arabe

Hurmat nuk kanë kolesterol dhe përmbajnë shumë pak yndyrë. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale. Përmbajnë vitaminë A, hekur, kalium, kalcium, magnez, bakër dhe piroksidinë (vitaminë B6).

Qumështi

Profeti (a.s) ka thënë se qumështi largon shqetësimin nga zemra ashtu siç fshin gishti djersën nga vetulla. Ai forcon shpinën, mpreh trurin dhe forcon kujtesën.

Mjalti

Profeti (a.s) ka thënë: “Mjalti është kura më e mirë për të gjitha sëmundjet e stomakut.” Ai e përdorte mjaltin me ujë në mëngjes. Mjalti është ushqimi i ushqimeve, pija e pijeve dhe ilaçi i ilaçeve. Ai ndihmon për oreksin, asgjëson sekrecionet, forcon flokët, mbron sytë, si dhe ruan higjienën e gojës.

Mishi

Ai është i pasur me proteina, hekur, zink, selenium. Forcon kockat, dhëmbët, sistemin imunitar dhe inde të tjera të trupit.

Kungulli

Kungulli ishte një prej perimeve të pëlqyera nga Profeti (a.s). Ai është i shkëlqyer për mushkëritë si dhe parandalon defektet në lindje (nëse konsumohet nga nënat). Ai lufton astmën, kancerin e shtyllës kurrizore, lehtëson dhembjet, normalizon tensionin e gjakut si dhe mbron nga sëmundjet e zemrës.

Ulliri dhe vaji i tij

Ulliri është përmendur në Kuran. Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Ushqehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse kuron 70 sëmundje, përfshi edhe lebrën.” Ullinjtë konsiderohen si ushqimi i profetëve. Vaji i ullirit është është i shkëlqyeshëm për lëkurën dhe flokët, vonon plakjen dhe kuron pezmatimin e stomakut.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: