Thënie të zgjedhura…

S’ka gjë më të rëndësishme për njeriun sesa falja e namazit dhe gjendje më të rëndë sesa dhënia e llogarisë para Allahut, por shumica e njerëzve janë indiferentë përpara këtyre dy gjërave.

Besimi dhe namazi janë si dy binjakë. Duhej detyrimisht që njëri prej tyre të dilte më parë në jetë dhe doli besimi.

Për të mos rënë shpesh në gabime dhe si rrjedhim për të mos të ulur prestigjin tënd, mendo shumë, flit pak dhe mos harro kurrë të dëgjosh mendimet e të tjerëve.

Ai që sheh çdokënd në fund të pusit, është vetë në fund të tij.

Për të parë të vërtetën, është e tepërt të shihni në qiell. Nëse atë e keni brenda vetes, mund ta shihni edhe në gurët e rrugës.

Le të jesh i ditur sa të duash, dituria jote është aq sa kupton ai që ke përballë.

Postime të ngashme