Të mirën e shpërblen Zoti
Çdo vepër, sado e vogël qoftë, Zoti i di shumë mirë atë. Në kryerjen e veprave të mira duhet të jemi të vendosur, të palodhur dhe guximtarë.
Ka rëndësi të dimë se Allahu kurrë nuk do t’i harrojë përpjekjet fisnike, veprat e kryera gjatë tërë jetës, edhe pse për botëkuptimet e njerëzve këto përpjekje mund të konsiderohen të parëndësishme.
Në Ditën përfundimtare të Gjykimit, Allahu do të japë shpërblimin e mirëfilltë, të drejtë e të vërtetë për çdo vepër të mirë. Ky është shpërblimi më i madh, që njeriu në përgjithësi mund ta dëshirojë, e kjo është paqja e lumturia e amshueshme. Për këtë dhuratë vërtet vlen të jetohet heroikisht, të qëndrosh në mundime, të bësh vepra të mira.
“E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” (Zelzele, 7-8)
“Veprat më të mira tek Allahu janë ato të vazhdueshmet, qofshin edhe të pakta.”