Dele të hutuara!
Profeti Muhammed (s.a.s.) ka paralajmëruar kohën kur islami do të vihet në gjurmët e çifutëve dhe të krishterëve me këtë shprehje konçize: “Paraardhësit tuaj do ti ndiqni pas e do ti imitoni hap pas hapi e pash më pash, sikur ata ta futin kokën në vrimën e hardhucës, edhe ju do të bëni të njëjtën gjë!” (Muslim, ilim, 6; Buhari, Enbija, 50).
Pyetjes së pasuesve nëse me fjalën paraardhësit nënkuptohen çifutët dhe krishterët, profeti i është përgjigjur: E kush mund të jetë tjetër?
Gjendja jonë dhe e të gjithë botës islame sot është sheshit, thuajse të gjithë me personalitetin të humbur dhe në depresion, rënkojmë. Gjendja jonë sipas shprehjes së porosisë nuk është e ndryshme nga ajo e deles së hutuar që shkon e vjen mes dy tufash. Gjërat negative që një kohë patën shembur, konsumuar dhe asgjësuar shtete të tjera, sot na kanë rrethuar ne nga të katër anët si një oktapod. Kurse ne, me hutinë tonë të imitimit e kujtojmë për stil novatorizmi dhe qytetërimi këtë elegji vdekjeje.
Në asnjë periudhë historike, asnjë komb, nuk e ka shndërruar në pasion, imitimin në përmasat e imitimit tonë të perëndimit. Çdo novatorizëm që shfaqet në botën perëndimore pranohet identikisht prej nesh pa pyetur fare për parrullën. Dhe në shpejtësinë e pranimit, i lemë pas madje edhe shumë vende perëndimore. Mirëpo i dërguari i Allahut u bënte opozitë atyre edhe në veçantitë më të vogla dhe në çështjet që dukeshin si hollësira. (Shih Ebu Davud, Salat, 88; Musned, 5/264, 265). Për të gjitha këto evenimente, i dërguari i Allahut pati paralajmëruar shekuj më parë. Realizimi i tyre në kohën e vet, ashtu siç i pati paralajmëruar ai (s.a.s.) përbën dëshmi për drejtësinë dhe vërtetësinë profetike të tij.