Ajete mbi ringjalljen, grumbullimin dhe jetën tjetër!
Allahu që i vë në rregull të gjitha punët në qiell e në tokë, që pas çdo gjëje tregon vulën e fuqisë së Tij, premton ringjalljen pas vdekjes.
“Atë ditë Ne do ta mbledhim qiellin siç mbledhim rrotull librin. Ashtu si ta kemi filluar krijimin e parë, ashtu e kthejmë prapë atë (e asgjësojmë). Japim fjalën se këtë do ta bëjmë patjetër!” (Kur’an Enbija, 21/104)
“A nuk po e shohin se Allahu që i ka krijuar qiejt dhe tokën dhe nuk është lodhur në krijimin e tyre, ka mundësi edhe t’i ringjallë të vdekurit? Sigurisht! Ai ka mundësi për çdo gjë! (Ahkaf, 46/33)
Allahu që i ka krijuar qiejt e tokën duke i vendosur brenda një sistemi dhe që kurrsesi nuk lodhet dhe mërzitet duke i bërë këto, a nuk ka fuqi dhe mundësi për t’i ringjallur të vdekurit?
“Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh të thatë, të plasaritur e të tkurrur. Por kur lëshojmë shi mbi të, ajo fillon të dridhet e të fryhet. Allahu që e ringjall atë, pa dyshim që i ringjall edhe të vdekurit! Ai ka mundësi për çdo gjë!”
(Fussilet, 41/39)
Allahu që e ringjall tokën kështu çdo pranverë, kështu do t’i ringjallë edhe të vdekurit.
Sigurisht Allahu, siç i ringjall në pranverë një sërë kafshësh, insektesh e zvarranikësh që bien në prag të dimrit në gjumin letargjik dimëror si dhe pemët e drurët e tharë, do të ringjallë edhe njerëzit një ditë.
“Kjo kështu është, sepse Allahu është e vërteta e vetme. Çdo gjë fiton ekzistencë me Të; Ai i ringjall të vdekurit dhe Ai është i aftë për të bërë çdo gjë!” (Haxh, 22/6)
©URTËSI.AL